Xiaomi ka shitur 200 milionë smartfonë Redmi Note

Xiaomi ditën e sotme zbuloi se ka arritur një objektiv madhor, kompania ka shitur 200 milionë modele Redmi Note në mbarë botën.

Seritë kanë qenë telefonët më të shitur të kompanisë që kur debutuan për herë të parë në 2014-ën dhe forca që e ka shtyrë Xiaomi drejt vendit të tretë si prodhuesi më i madh në botë.

Kompania tha se seritë Note 10 do të debutojnë më 26 Maj fillimisht në Kinë ndërsa la të kuptohej se një model i ri gjithashtu po vjen me tre kamera të pasme të rreshtuara vertikalisht.

Marketing

Ndërsa përgatitet për debutimin e Note 10, CEO i kompanisë tha se janë shitur 45.2 milionë Note 9 në mbarë globin, ose 20% të 200 milionë Note që janë shitur që nga 2014.

E gjitha kjo tregun suksesin e lartë që kanë pasur modelet buxhetore të Xiaomi dhe me Redmi Note 10 Pro presim që kjo linjë të arrijë majat. /PCWorld Albanian

Marketing