Ylber Alili i Futsal Shkupit është njëri prej 3 lojtarëve të nominuar nga ana e Federatës së Futbollit vendor për lojtarin më të mirë për vitin 2018-të.

Falë paraqitjeve të shkëlqyeshme me fanellën e skuadrës nga Çairi, kumanovari ka merituar një nominim të këtillë, ndërsa ka shumë gjasa që në fund të shpallet edhe më i mirë përballë dy konkurrentëve të tij, Goran Arsovski nga rradhët e Kratovës dhe Darko Rangotov nga rradhët e skuadrës kampione të Velesit.

Pikërisht ky i fundit shihet si konkurrenti më i fortë i Ylber Alilit të Shkupit, duke pasur parasysh se këtë vit me skuadrën e tij u shpallën kampion, mirëpo nëse rikthejmë memorien vetëm një vit më herët, një gjë e tillë nuk duhet të luaj rol, pasi edhe vitin e kaluar çmimin e më të mirit e fitoi Aleksandar Gligorov, i skuadrës nënkampione të Velesit, ndërsa Erkan Seferi edhe pse ishte shpallur kampion me Futsal Shkupin në fund duheshe të kënaqet vetëm me çmimin e dytë./infosport.mk