Yll Limani me dhuratë për ditëlindje, publikon “Buzët e kuqe”

Yll Limani solli këngën e re.

Marketing

Yll Limani sot feston ditëlindjen dhe mbush plot 26 vjet jetë, me këtë rast vendosi t’ua bëjë një dhuratë fansave.

Me rastin e ditëlindjes, ai publikoi këngën e shumëpritur “Buzët e kuqe”, të cilës ia shoqëroi edhe videoklipin.

Për tekstin e këngës u kujdes vet ai, beatin e bëri BigBad Beats, kurse mix/masterin e ka punuar Lorenc Aliaj.

Kënga e re e Yllit vjen pak kohë pas duetit shumë të suksesshëm “Pate” me Lumi B.

Marketing