Ylli i Anglisë, Dele Alli grushtohet dhe kërcënohet me thikë nga hajdutët që i thyen shtëpinë dhe i vodhën gjësende të çmuara

Mesfushori i Tottenhamit, Dele Alli është kërcënuar me thikë dhe është goditur nga disa grabitës të dhunshëm që thyen shtëpinë e tij në veri të Londrës në orët e para të mëngjesit të mërkurës.

Marketing

Dy meshkuj hyn në shtëpinë e futbollistit anglez menjëherë pas mesnatës, derisa ai ishte në pishinë me të dashurën e tij, Ruby Mae dhe vëllain e tij, Harry Hickford, shkruan Zëri.info.

Reprezentuesi i Anglisë u grushtua në fytyrë gjatë përleshjes me hajdutët, të cilën morën gjësende të shtrenjta të argjendarisë para se të iknin.

Ani pse Alli nuk ishte i vetëm në shtëpi, askush tjetër përveç tij nuk pësoi lëndime serioze.

“Faleminderit për të gjitha mesazhet. Përvojë e tmerrshme, por ne jemi të gjithë në rregull tani. E vlerësoj mbështetjen tuaj”, ka shkruar Alli në ‘Twitter’.

Policia metropolitani është duke e hetuar ngjarjen dhe është duke i shikuar pamjet nga kamera.

“Policia u thirr në ora 00:35 në orët e para të mërkurës për një grabitje në Barnet. Dy meshkuj hyn në shtëpi dhe vodhën stoli para se të iknin. Nuk ka arrestime, por hetimet vazhdojnë”, tha një zëdhënës i policisë.

Ndryshe, Alli pritet të kthehet në stërvitje me bashkëlojtarët e tij të Tottenhamit në fillim të javës tjetër.

Marketing