Ylli i Anglisë për tifozët kosovarë: Më të mirët

Veprimet mikpritëse të tifozëve kosovarë për kombëtaren e Anglisë dhe tifozët e saj janë në qendër të vëmendjes në ballinat kryesore të top mediumeve në ishull.

Por jo vetëm mediet janë fascionuar nga mikpritja e kosovarëve, pasi edhe vet lojtarët janë mahnitur me atë që panë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Marketing

Fillimisht mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, Harry Maguire kishte falënderuar tifozët për mikpritjen përmes rrjeteve sociale.

Ndërsa ylli tjetër anglez, Ben Chilwell i ka përshkruar tifozët e Kosovës si ”më të mirët” në llogarinë e tij personale në Twitter, duke shpërndarë postimin e Maguire.

Ndryshe, Anglia mposhti Kosovën me rezultat 4-0 duke i shkaktuar humbjen e parë në Prishtinë. 

Ben Chilwell

@BenChilwell

The best fans ❤️ https://twitter.com/harrymaguire93/status/1196151300729245697 

Harry Maguire

@HarryMaguire93

#Kosovo It’s been a pleasure – Thanks for the amazing welcome. Beautiful country, lovely people. Good luck in the future ❤️

41 people are talking about this

 

Marketing