Ylli i Chelsea-t dhe fjalia tronditëse e Mourinho-s: Më tha se isha mbeturinë

Jose Mourinho është një trajner që di gjithmonë të jetë shumë direkt, ndonjëherë edhe më shumë se duhet. Shpesh ai del drejt në temë, me gazetarët në konferencë për shtyp dhe me lojtarët e tij pas ndeshjeve.

Marketing

Në lidhje me pjesën e dytë, di diçka për këtë Kurt Zouma, mbrojtësi francez i Chelsea-t, i cili ka debutuar te londinezët në moshe të re gjatë eksperiencës së dytë të portugezit në Stamford Bridge.

25-vjeçari ka zbuluar për RMC një bisedë të zhvilluar me Special One pas një humbje 3-1 të pësuar në transfertë: “Nuk mbaj mend se çfarë ndeshje ishte, por humbëm 3-1 në transfertë. Të nesërmen, Mourinho më mori në zyrën e tij dhe më pyeti nëse ndihesha mirë”.

“I thashë po, por ai më pyeti nëse isha i sigurt. Iu përgjigja përsëri po dhe ai më tha ‘po të pyes pse këtë fundjavë ishe një mbeturinë. U tregua shumë direkt. Mbeta i tronditur, por më erdhi edhe dëshira për t’i treguar se mund të reagoja”.

Marketing