Ylli i Cityt shpërndan festën e Kosovës në rrjete sociale

Kosova dje fitoi me rezultat të thellë 4-0 kundër Azerbajxhanit dhe festa filloi në Prishtinë për shkak se ishte ndeshja e fundit dhe kosovarët përfunduan në vendin e parë në grup

Marketing

E pas kësaj ndeshje lojtarët e Kosovës festuan shumë e në mesin e kësaj ata zgjodhën këngën “Ramenez la Coupe à la maison” (Kthejeni në shtëpi Kupën), që këndohet nga Vegedream për Kombëtaren e Francës, të cilët fituan Botërorin në Rusi këtë vit.

Por, Kosova edhe në udhëtimin e tyre në Maltë, me të cilën këngë festuan, e edhe në Kosovë e kanë kënduar këtë këngë.

E kjo nuk është shkuar pa u vërejtur nga Benjamin Mendy, i cili e ka postu festën e Kosovës në faqen e tij në Tëitter duke e përcjell atë me emotikone që tregojnë shenjën e falënderimit.

Kujtojmë se Mendy është bashkëlojtar i Aro Muric të Manchester City, i cili debutoi mbrëmë në ndeshjen e Kosovës.

Kujtojmë që Guardiola shpesh bën humor me Mendy’in, për të cilin kishte thënë se më shumë “dëshiron të rri në rrjete sociale, se të stërvitet”.

https://twitter.com/_BeFoot/status/1065222992806977536

 

Marketing