Ylli i Dortmund pensionohet në moshën 21-vjeçare

Talenti i Borussia Dortmundit, Dario Scuderi, ka vendosur të largohet nga futbolli në moshën 21 vjeç, pasi nuk dëshiron të rrezikojë një tjetër lëndim serioz.

Marketing

Tre vjet më parë Scuderi pësoi një nga lëndimet më të këqija në historinë e futbollit në një ndeshje të UEFA Youth League kundër Legia Warshavës dhe dukej sikur karriera e tij kishte përfunduar para se të ndodhte vërtet.

Kirurgu i Scuderit, profesor Michael Strobel, e përshkroi atë si lëndimin më të keq që mund të imagjinoni dhe italianit iu kumtua lajmi se kurrë nuk do të luante më futboll.

”Është lëndimi më i keq që mund të imagjinoni”, tha Strobel në atë kohë.

”Pjesërisht të gjitha janë të shqyera: ligamentet, të gjithë muskujt dhe shkëputje të muskujve nga kocka”.

Pas një rruge të gjatë për t’u rikuperuar, që përfshiu nëntë operacione dhe gati 700 ditë në spital, Scuderi më në fund ktheu ndjenjën e të qenit futbollist përsëri dhe u rikthye në fushë në ngjyrat e Dortmundit përsëri në gusht 2018.

Por fatkeqësisht, megjithë rikuperimin e tij të mrekullueshëm, Scuderi është dashur të braktisë ëndrrën e tij për të qenë një futbollist profesionist – edhe pse ai do të vazhdojë të angazhohet me BVB.

Marketing