Ylli i Kosovës transferohet te gjigandët kroat

Ylli i kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, do të bëjë një hap të madh në karrierën e tij.

Marketing

Tashmë anëtari i Lokomotivës së Zagrebit, do të kalojë te skuadra e madhe e kryeqytetit të Kroacisë, Dinamo Zagreb, sipas raportimeve të ‘germanijak.hr’.

Lojtari pritet të vë firmën e tij në kontratën me Dinamon, gjatë javës së ardhshme.

Anësori kosovar do të mbetet me Lokomotivën deri në fund të sezonit, kur pastaj do t’i bashkohet gjigantit kroat.

Kontrata e Dinamo Zagreb për Lirim Kastratin pritet të jetë për katër vite.

Marketing