Ylli i përfaqësueses së Zvicrës, Breel Embolo është liruar nga selektori Petkovic. Gruaja e Embolos, ka lindur vajzë menjëherë pas ndeshjes me Kosta Rikën. Naliya u lind të enjten pak pas orës 14 në Zyrih .

Embolo fluturoi nga Rusia menjëherë pasi kishte marrë lajmin.

Selektori Petkovic nuk ngurroi që t’i jap lejen duke i dhënë OK për fluturim në Zvicër.

Gruaja e tij, Naomi e ka motivuar atë duke i thënë se duhet të shënosh një gol për vajzën e posalindur.
“Do të kthehem me vullnet. Gruaja më ka thënë që të shënojë një gol për vajzën” ka thënë Embolo.

evn