Yon Idy publikon këngën e re ‘Waste No Love’

Waste No Love është kënga e fundit e publikuar nga kantautori Yon Idy. Waste No Love është një këngë që mund të radhitet në zhanrin pop dhe pop-rock. Autor komplet i këngës është Yon Idy. Ai, gjithashtu, e regjistroi kitarën akustike dhe atë elektrike, si dhe i këndoi zërat përcjellës. Kënga u regjistrua në Studio Podrumot, me producentin Angel Qosev. Masteringun e bëri Boban Apostollov – naBBoo.

Marketing

Dy këngët e mëparshme të Yon Idy-t – Gentle dhe Walking the Line of Love, tashmë u bënë pjesë e play-listave të radiove anembanë Ballkanit, por edhe të një numri të konsiderueshëm të radiove në Evropë.

Yon Idy (emri i vërtetë – Jon Ajdini) është një kantautor nga Shkupi. Ai kryesisht përdor instrumente akustike, të cilat i luan vetë, këndon vokalin e parë, si dhe vokalet përcjellës.

Zhanret të cilat Yon-i i mbulon janë pop, indie-pop dhe pop-rock.

Marketing