Young Zerka dhe Eri Dee së shpejti publikojnë këngën e re

Gjatë këtyre ditëve këngëtari Young Zerka është lakuar lidhur me jetën e tij personale dhe disa fotove të publikuara me një modele bionde.
Megjithatë duket se surprizat prej tij nuk mungojnë as në aspektin profesional.

Marketing

Vetëm pak çaste më parë ai publikoi një foto në profilin e tij në Instagram se së shpejti do të sjellë në treg bashkëpunimin e tij muzikor me Eri Dee.

Në foton e publikuar prej tij, dy artistët shfaqen së bashku, ndërkohë që krahas saj, Zerka duket se ka zbuluar edhe titullin e këngës, që do të jetë “Money” (Para).

Nuk dihet ende se si do të vijnë dy artistët në këtë bashkëpunim, apo se kur do të publikohet, megjithatë Zerka ka shkruar se kjo këngë do të jetë së shpejti në treg për publikun.

Gjatë këtij viti ai ka qenë mjaft aktiv me materialet muzikore duke përmendur këto publikime si “Nesër”, “Yalla”, “Lule Bore” etj.

Marketing