FMN është partner shumëvjeçar i Republikës së Maqedonisë dhe shumë mirë i njeh të gjitha aspektet në ekonomi. Veçanërisht më gëzon fakti që FMN konstaton stabilizim në planin ekonomik. Filluam proces të konsolidimit fiskal gradual përmes uljes të deficitit buxhetor që sivjet është projektuar në nivel prej 2,5 për qind. Në propozim Buxhetin për vitin 2019 është paraparë rritje të BPV-së prej 3,2 për qind. Presim në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2019, madje edhe në tremujorin e parë të vitit 2019 rritja të intensifikohet.

Këtë e porositi kryeministri Zoran Zaev, i cili sot është takuar me shefen e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Maqedoni Xhasmin Rahman, e cila e udhëhoqi delegacionin e FMN-së si pjesë e konsultimeve të rregullta vjetore që FMN i realizon.

Zaev, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar theksoi se të ardhurat nga pagesa e tatimeve rriten dhe kjo tregon se ekonomia është ka lëvizur dhe sektori privat shënon rezultate të mira në punë. Të gjitha këto aspekte pozitive inkurajojnë dhe presim që vitin e ardhshëm të jetë viti i ekonomisë. Shtoi se përmes investimeve të rëndësishme në trajnime, edukime dhe programe për arsim dual, për zbatimin e të cilit do të ndihmojnë edhe dy këshilltarët të Republikës Federale të Gjermanisë, do të punohet në rritjen e produktivitetit.

Kryeministri Zaev e vlerësoi bashkëpunimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar si jashtëzakonisht të rëndësishëm, bëri thirrje edhe më tej ta mbajnë fokusin mbi Maqedoninë, të zbatojmë monitorim të performansave ekonomike të vendit tonë, si segment i rëndësishëm nëm krijimin e politikave për sigurimin e progresit ekonomik dhe standard më të mirë jetësor për qytetarët.