Si pjesë e masës për forcimin e konkurrencës, 400 kompani do të marrin mbështetje financiare në vlerë prej 17.2 milionë eurove, shkroi kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Qëllimi i kësaj mase ekonomike, theksoi kryeministri Zaev, është rritja e produktivitetit të ndërmarrjeve, modernizimi i proceseve, përmirësimi i konkurrencës, dhe me këtë edhe hapja e vendeve të reja të punës dhe mbajtja e vendeve ekzistuese.