Zaev: Administrata publike është duke u zvogëluar

Administrata Publike në vazhdimësi është duke u zvogëluar, ndërsa në të ardhmen të punësuarit do të motivohen të pranojnë vende pune më të paguara dhe më me perspektivë në sektorin privat.

Marketing

Këtë e deklaroi sot kryeministri, Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me pohimet se është duke u rritur numri i të punësuarve në sektorin publik. Ai sot është për vizitë në Gjevgjeli, ku së bashku me zëvendëskryeministrin Koço Angjushev dhe kryetarin e komunës Sasho Pockov kryen ekspertizë në sistemin për furnizim me ujë ndërsa patën edhe takime të mira me bashkësinë e biznesit nga rajoni.

Zaev thotë se numri në administratën publike nuk është duke u rritur për momentin të punësuar janë rreth 149 mijë qytetarë.

“Fillimisht numri i saj ishte 180 mijë. U ballafaquam me krizë politike, nuk konstituohej Parlamenti pas zgjedhjeve, i jepej dhe nuk i jepej mandati kryeministrit të ardhshëm, pati situatë se do të ketë e më pas se nuk do të ketë zgjedhje. E gjithë kjo mundësoi që një pjesë e administratës që zvogëlohet. Kur u bëra kryeministër numri ishte 165 mijë, për momentin është midis 148 apo 149 mijë. Ajo edhe nëse plotësohet në vendet e nevojshme megjithatë nuk plotësohet me një dinamikë të tillë, aq sa mbahet llogari për zvogëlimin e saj”, tha Zaev.

Thotë se për të ardhmen përpunohen plane për t’i motivuar qytetarët nga administrata publike sipas vullnetit personal dhe bindjet të pranojnë vende pune më të paguara dhe më me perspektivë në sektorin privat.

“Të gjitha këto vegla në kohë do të prezentohen, një pjesë do t’i financojë shteti në një periudhë të caktuar kohore që të munden të punësuarit të rikualifikohen me qëllim që të kenë paga më të larta dhe mundësi më të madhe për avancim dhe për rritjen e pagave dhe për progresin e përgjithshëm intelektual”, theksoi kryeministri.

“Ky është procesi. Shumë vende kanë pasur sukses në këtë gjë edhe ne do të kemi sukses. Askush nuk do ta humb vendin e punës”, porositi ai, duke shtuar se është duke u rritur nevoja për fuqi punëtore të kualifikuar.

“Kërkojnë biznesmenët, personat afaristë të jenë më të përgatitur të japin paga më të larta edhe atë bruto paga më të larta dhe besoj se e gjithë kjo do të jetë edhe një vegël për normalizimin e perspektivave ekonomike në vendin tonë”, theksoi Zaev.

Marketing