Zaev: Aksioni 40-orësh për kapjen e Mijallkovit u udhëhoq personalisht nga unë

Pavarësisht se Mijallkov tha se vet ishte paraqitur në Prokurori, nga Qeveria thanë se ai ishte dorëzuar pas operacionit të institucioneve lidhur me arratisjen e tij.

Marketing

Kryeministri Zoran Zaev në një konferencë për shtyp para Qeverisë mbrëmjen e sotme tha se arrestimi i tij ka ardhur si rezultat i masave të ashpra që ndërmori qeveria dhe të gjitha institucionet e vendit për kapjen e tij.

Ai tha se ka qenë gjithë kohës i informuar dhe ka drejtuar personalisht të gjithë operacionin, hap pas hapi, dhe më në fund u arrit rezultati që pritej nga të gjithë. Zaev tha se nuk do të kërkoj dorëheqjen e askujt sepse institucionet kanë punuar në një mënyrë të shkëlqyer dhe të koordinuar, ku duhet të përgëzohen për këtë dhe jo të kritikohen.

Ai potencoi se për 40 orë i gjithë shteti ka qenë në shtetrrethim, ku janë mbyllur të gjithë kufijtë e shtetit për të mos lejuar arratisjen e tij.

Po ashtu për 40 orë policia ka qenë në prezente në të gjitha rrugët duke kryer kontrolle të himtësishtme, po ashtu edhe në objektet dhe vendet ku mendoheshe se ai mund të fshihej. Sipas Zaevit, Mijallkovi duke parë atë se çfarë po ndodhte në vend, ku të gjitha institucionet ishin në këmbë, u detyrua të dorëzohet në Prokurori

Marketing