Zaev: Anëtarësimi në BE mes vitit 2025 dhe 2030!

Kryeministri Zoran Zaev dhe shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov në intervistat për dy gazeta gjermane e kanë theksuar rëndësinë e marrjes së datës për fillim të negociatave me BE-në këtë vit.

Sa i takon skenarit optmist për hyrje të ardhshme në BE, Zaev ka thënë se kjo do të varet nga dyja palët.

“Më 2025 ose 2030 të bëhemi anëtar të BE-së. Nuk e di. Çështja është se kur ne do të jemi të gatshëm për Evropë dhe kur Evropa do të jetë e gatshme për ne. Dy anët janë të rëndësishëm. Me rëndësi është se reformat në atë rrugë do të jenë në favor të vendit”,ka thënë Zaev, ku në bisedën konfirmon se takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin javën e kaluar për të ka qenë “inkurajuese”.