esojë se deri në fund të kësaj jave Komisioni i Kuvendit për Zgjedhje dhe Emërime do të emërojë anëtarët e rinj të komisionit Shtetëror zgjedhor”, kështu është shprehur kryeministri Zoran Zaev,

“Atë që dëgjova mbrëmë, gjatë kohës së pyetjeve nga deputetët në Kuvend, është se ne jemi duke pritur vendimin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së. LSDM tashmë ka konfirmuar përfaqësuesit e saj, njëjtë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Sipas të gjitha gjasave edhe partia e vogël opozitare tashmë ka ndarë mendjen se cili do të jetë përfaqësuesi i tyre në KSHZ dhe siç më kanë informuar koordinatorët e grupeve parlamentare, kjo gjë do të përfundojë në fund të javës”, ka thënë Zaev.