Kryeministri Zoran Zaev tha se për shumë çështje partitë politike janë pajtuar. Ai tha se si pushtet edhe para arritjes së marrëveshjes me Greqinë kanë bërë lëshime, duke përmendur emërimin e anëtarëve të KSHZ-së dhe tekstin e financimit të partive politike, raporton SHENJA.

“Sot kemi pranuar edhe kërkesën e VMRO-së që do të mundësoj qeveri teknike sipas modelit të Përzhinos që do të zbatoj zgjedhjet. Jemi pajtuar sot të përfundoj takimi i liderëve. Por këtu kemi përfunduar një pjesë.

Kthehemi për pyetjen e referendumit, dhe gjithçka që lidhet me referendumin”, tha Zaev, raporton SHENJA, i cili shtoi se “Maqedonia do të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-së”.