Zaev: Bartja e lëndëve s’do të ndikojë negociatat për Prokurorinë

Vendimi për bartjen e lëndëve të Prokurorisë Speciale në Prokurorinë e rregullt nuk pritet të ndikojë në procesin e negociatave mes palëve për gjetjen e një zgjidhjeje për ligjin e Prokurorisë Publike dhe fatin e Prokurorisë Speciale. Kështu deklaroi kryeministri Zaev i cili vendimin e cilësoi si të arsyeshëm për shkak se me skadimin e mandatit të kryeprokurores speciale më 15 shtator, sipas ligjit të Prokurorisë Speciale, lëndët e saj automatikisht i kalojnë Prokurorisë së rregullt. Kryeministri pret që nesër të ketë përparim në negociatat për ligjin e prokurorisë.

Marketing

Unë pres përparim. Nesër me siguri duhet të takohen grupet e punës, nëse të dy palët janë të përgatitura pas konsultimeve. Ne në LSDM i kemi përfunduar konsultimet dhe i dhash krahje grupit që të vazhdohet në gjetjen e një zgjidhjeje të cilën definitivisht duhet ta përfundojmë deri në fund të javës sepse pas festës është 10 shtatori dhe në 10-tin duhet të kemi qëndrim për këtë ligj- deklaroi Zoran Zaev.

Në rast se nuk ka marrëveshje në negociatat për ligjin e Prokurorisë Publike, VMRO-DPMNE-ja kërkon zbatim të plotë të ligjit për Prokurorinë Speciale. Kjo nënkupton bartjen automatike të lëndëve nga njëra prokurori në tjetrën, pas 15 shtatorit.

Nëse nuk ka marrëveshje, për ne është e pranueshme të respektohet ligji për Prokurorinë Speciale i cili është shumë i qartë. Ligji, për çështje të ndryshme parashikon gjëra të ndryshme. Nëse prokurorja shkarkohet, dmth se është shkarkuar. Duhet të respektohet ligji siç është tani- Aleksandër Nikollovski, VMRO-DPMNE- tha Aleksandër Nikollovski, VMRO-DPMNE.

Një ditë më parë, edhe BDI-ja u prononcua për respektimin e ligjit të speciales, si marrëveshje unanime e partive politike në kohën kur është negociuar për formimin e saj, në rast se negociatat e tanishme për ligjin e ri të prokurorisë publike rezultojnë pa sukses.

Marketing