Zaev: Befasia e BDI-së, moment pozitiv për vendin

Kryeministri Zoran Zaev në një prononcim për mediat ka theksuar se befasia e BDI-së do të jetë një gjë e mirë. Ai duke mos zbuluar detaje, për shkak se sic tha është agjendë e BDI-së, duket se kishte njohuri për befasinë e BDI-së.

Marketing

Kryeministri tha se BDI-ja do të bëjë ndryshime që do të sjellin një moment pozitiv në gjithë vendin.

Ndryshe, përmes një njoftimi për media nga BDI-ja u njoftua se Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti me rastin 19 – vjetorit të themelimit të partisë, me pesë Qershor (05.06.2021) e shtunë, në ora 12:00, do t’ju drejtohet qytetarëve.

Kryetari Ahmeti nëpërmjet të rrjeteve sociale do ta përcjell mesazhin e drejtuar gjithë bashkëpartiakëve dhe në përgjithësi të gjithë qytetareve të vendit tonë – thuhet në komunikatën e BDI-së.