Zaev: Bllokada e BE-së rrezikon zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev paralajmëroi se vendimi i BE-së për mosdhënien e datës për fillimin e negociatave rrezikon zbatimin e Marrëveshjes së Prespës sepse, siç tha ai, të dy proceset janë të ndërlidhura.

Marketing

Zaev ka folur për edicionin grek të Euronews në Shkup, ku tha se disa pjesë të marrëveshjes të nënshkruar me Greqinë në verën e vitit 2018 kanë të bëjnë me përparimin e vendit drejt pranimit në BE.

“Disa kapituj do të ngrihen sepse ato nuk mund të zbatohen. Ne do të përpiqemi t’i zbatojmë, por ato janë të lidhura njëra me tjetrën”, pohoi Zaev, duke theksuar se kapitujt e diskutueshëm kanë të bëjnë kryesisht me përdorimin e brendshëm të emrit të ri të vendit.

Marketing