Zaev: Bojkoti nënkupton tradhti

Të gjithë kemi hipur në varkë dhe duhet të lundrojmë sa më shpejtë që është e mundur deri në BE. Shpejtësia e lundrimit varet nga dy rremat, rrema e majtë dhe e djathtë, ata që bojkotojnë na lanë me një rremë, por edhe me një rremë mund, më ngadalë por do t’ia dalim. Kur do ta arrijmë do marrim motoskaf dhe atëherë do t’i marrim të gjithë, sepse luftojmë për të gjithë në Maqedoni, porositi sonte para qytetarëve të Strugës, kryeministri Zoran Zaev.

Marketing

Në tribunën në Strugë, në qytetin, i cili, siç tha, është shembull për bashkim dhe mirëkuptim të ndërsjellë, Zaev bëri thirrje që të shfrytëzohet shansi historik që të dilet në referendumin më 30 shtator dhe të votohet “PËR” integrimin euroatlantik të vendit.

“E kuptoj, ndokush të dalë dhe të votojë kundër, por të rrijë në shtëpi dhe të bojkotojë, nuk mund të kuptoj. Kjo është mënyra më tinëzake për ta bllokuar shtetin, shtetin e vet. Mund të dalim të votojmë ‘jo’ ose ‘kundër’, por të bojkotojmë, kjo është të jesh tradhtar i shtetit”, tha Zaev duke u bërë thirrje struganëve të dalin më 30 shtator dhe të thonë “PO” për Maqedoninë evropiane.

Kjo, siç theksoi, nuk është midis partive, nuk është për Zaevin dhe për Mickovskin ose për ata që bojkotojnë.
“Kjo çështje pas të cilët duhet të qëndrojmë të gjithë qytetarët pa dallim të përcaktimit etnik, fetar, kulturor etj. Ky është atdheu ynë i përbashkët dhe është obligim i të gjithëve që ta sigurojmë ardhmërinë e fëmijëve tanë. Shansi për Maqedoninë është në pëllëmbë, duhet vetëm ta kapim. Vendi ynë është në BE dhe në NATO dhe alternativa tjetër për këtë nuk ekziston”, nënvizoi Zaev.

Kryeministri edhe njëherë përkujtoi në përfitimet nga anëtarësimi i vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian, të cilat sjellin standard më të lartë evropian, paga motivuese, qeverisje të të drejtës dhe siguri, administratë cilësore dhe efektive, si dhe paqe, liri, siguri dhe stabilitet të përhershëm.

“Kjo gjeneratë e ka para vetes momentin historik që të jetë pjesëmarrëse në referendumin i cili do të jetë histori e re më bashkëkohore në Maqedoni. Ju siguroj se me një vendim të tillë shumë shpejtë në Maqedoninë evropiane do të mund t’i shikojmë fëmijët në dy dhe t’u themi se ne sollëm vendim sot të jetoni të lumtur në një shtet evropian”, theksoi Zaev.

Në akuzat e opozitës për dëmin e marrëveshjes me Greqinë, ai u përgjigj se është bërë kompromis për të dyja palët dhe se përfundimisht nga armiku politik, vendi u bë miku dhe mbështetësi ynë, i cili e njeh popullin, gjuhën dhe identitetin e Maqedonisë.

“Më në fund kemi realizim të aspiratave shekullore të të parëve tanë. Kemi një shtet të njohur nga e tërë bota, shtet në të cilin jeton popullatë dominuese maqedonase, qytetarë të cilët flasin gjuhën maqedonase të njohur nga e tërë bota. Më në fund kemi një shtet të njohur nga të gjithë”, theksoi Zaev.

Nëse ndokush ka plan B ose C, kryeministri i bëri thirrje ta prezantojë, ta shqyrtojnë dhe të shohin nëse ka një alternativë tjetër.