Zaev: Dalja në referendum është obligim, ndërkaq qëndrimi në shtëpi papërgjegjësi para shtetit

]Dalja në referendum është obligim, ndërsa mosdalja në referendum dhe qëndrimi në shtëpi është vepër qyqare dhe papërgjegjësi ndaj shtetit. Me rrumbullakësimin e “po”-së do ta sigurojmë Maqedoninë dhe do t’i sigurojmë ardhmëri, porositi Zoran Zaev, lideri i LSDM-së dhe kryetar i Qeverisë së RM-së nga tubimi “Së bashku për Maqedoni evropiane” që dje u mbajt në Gostivar.

Marketing

“Të mos keni dilemë se sjellim vendim të drejtë, ai është i drejtë njëqind për qind, sepse nuk ka alternativë. Askush nuk ofron obsion tjetër dhe nuk tregon se çka do të bëhet nëse nuk i bashkangjitemi NATO-s dhe BE-së. Ta vendosim Maqedoninë në binarët e trenit të shpejtë dhe të shohim begati. Rreth njëqind subjekte jemi të bashkuara rreth këtij projekti”, tha Zaev.

Ai përmes shifrave dhe shembujve tregoi për dobinë nga anëtarësimi në NATO dhe në BE, dhe theksoi se krahas granteve dhe mbështetjes financiare që edhe tani i merr Maqedonia nga fondet e Unionit do të hapet edhe tregu i madh i BE-së për prodhimet bujqësore të Maqedonisë.

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, gostivarasve u përcjelli përshëndetjet nga njeriu i parë i NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin biseduan dje dhe prej të cilit mori bindje se Maqedonia do të jetë anëtarja e 30-të.
Zaev publikisht iu falënderua shqiptarëve në Gostivar dhe në vend për mbështetjen që e mori gjatë negociatave me Greqinë dhe nënshkrimin e “marrëveshjes së Prespës”.

Në fjalim, Zoran Zaev shprehi bindje se qytetarët më 30 shtator do të dalin masovikisht dhe do ta japin, siç tha, kontributin në një moment të rëndësishëm histori,k dhe se do të jenë krenarë që kontribuan për të ardhme më të mirë të fëmijvëe të tyre dhe të gjeneratave të ardhshme.

Duke folur për marrëveshjen me Greqinë, Zaev theksoi se ajo është kompromis dhe se ne kemi fituar identitet dhe gjuhë “erga omnes”, ndërsa Greqia “erga omnes” për emrin.

Në skenën e sheshit të qytetit foli edhe Albert Musliu, analist politik i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë u bëri thirrje gostivarasve të dalin në referendum, sepse, siç tha, kjo do të na shpëtojë nga e kaluara e errët dhe grindjet.