Zaev: Deklarata për lëvizje të lirë në Ballkanin Perëndimor është në frymën e agjendës ekonomike evropiane dhe Procesit të Berlinit

Deklaratën për lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit në Ballkanin Perëndimor, që e nënshkruam me Serbinë dhe Shqipërinë, të cilën e publikuam, është në frymën e agjendës ekonomike evropiane dhe Procesin e Berlinit dhe me të japim vetëm një impuls të ri.

Marketing

Këtë sot e deklaroi kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit të tij të punës me afaristët në zonën industriale “Novini” në fshatin kumanovar Reçicë.

Nuk kemi për qëllim, theksoi, të bëjmë proces paralel nga BE-ja dhe vendi ynë, i të gjitha gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor, pa alternativë tjetër është në BE dhe nuk ka dilema.

“Por, nëse i përshpejtojmë proceset nëse e intensifikojmë bashkëpunimin mes veti, nëse tregtia fillon me përqindje më të mëdha se 10 për qind të rritet, ndërkaq që tani po rritet diç më tepër se 10 për qind, mund të rritet me 20 për qind, me 30 për qind, do të na respektojë edhe Perëndimi më tepër. Nëse i shfrytëzojmë ato kapacitete do ta bëjmë ekonominë tonë akoma më konkurrente për të luftuar me ekonomitë Evropës perëndimore. Nëse e bashkojmë tërë rajonin, kur investuesi do të investojë në Kumanovë dhe thotë më nevojiten 25 inxhinierë, ndërkaq që kam 15, lirisht do të mund të kërkojë nga i tërë rajoni inxhinierë dhe fuqi të kualifikuar pune. E tërë kjo do të thotë investime shtesë vendore dhe të huaja për tërë Ballkanin perëndimor dhe ato janë shkaqe serioze”, theksoi Zaev.

Potencoi se kërkojnë mbështetje nga odat ekonomike, pa të cilat nuk munden, për shkakun se çka po bëjnë para së gjithash për ekonominë, njëkohësisht njejtë edhe për qytetarët për qarkullim më të lehtë në përgjithësi.

“Siç shihni titulli është katër liritë evropiane, flasim të liritë e BE-së, e ato janë liria e lëvizjes së kapitalit, njerëzve, mallrave dhe shërbimeve. Ato janë ato katër vlerat. Nëse e mundësojmë atë, besojmë se shumë më lehtë do t’u afrohemi standardeve evropiane”, shtoi Zaev.

Marketing