Zaev dhe Ahmeti do të vendosin për kandidat të përbashkët presidencial

VMRO-DPMNE duhet të merr guximin dhe të merr pjesë në zgjedhjet presidenciale, edhe pse sigurisht që do të humbasin, tha deputeti i BDI-së Artan Grubi, lidhur me paralajmërimet e VMRO-DPMNE-së për bojkotimin e mundshëm të zgjedhjeve parlamentare.

Grubi tha se gjatë këtij muaji udhëheqësi i BDI-së Ali Ahmeti duhet të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe të bien dakord mbi kandidatin e përbashkët për president.

“Gjatë këtij muaji, pas pushimeve, Ahmeti do të ulet me Zaevin për të diskutuar zgjedhjet presidenciale. Bindjet tona janë të ngjashme dhe lehtë mundë të arrim marrëveshje për kandidat të përbashkët i cili do të përfaqësojë më së miri qytetarët dhe do të përfaqësojë kohezionin e vërtetë të shoqërisë” pohoi, Grubi.

Lidhur me kërkesën e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Grubi tha se BDI-ja është kundër mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.
“Qytetarët nuk meritojnë të jenë vazhdimisht në ciklet e zgjedhjeve”, shtoi Grubi.