Zaev dhe Borisov do të bëjnë nderime në varrin e Goce Dellçev dhe para përmendores të kolonelit Kavarnaliev

Kryeministri bullgar Bojko Borisov sot qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut me rastin e shënimit të përbashkët të dyvjetorit të Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, miqësisë dhe bashkëpunimit midis Shkupit dhe Sofjes.

Marketing

Borisov paradite zyrtarisht do të pritet në Qeveri nga kryeministri Zoran Zaev. Të dy kryeministrat dhe delegacionet qeveritare do të kenë takim në të cilin do të shqyrtohet përparimi i bashkëpunimit në planin bilateral dhe multilateral.

Kryeministrat Zaev dhe Borisov do të kenë pres konferencë të përbashkët në media qendrën në Qeveri ku më pas do të marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së luleve në varrin e Goce Dellçev në Shkup.

Kryeministri i Bullgarisë në Shkup do të ketë takim edhe me presidentin e vendit Stevo Pendarovskin.

Parashikohet që Borisov dhe Zaev më pas të nisen në Dojran ku do të vendosin lule në përmendoren e kolonelit Konstantin Kavarnaliev.

Marketing