Zaev dhe Cipras do të propozohen për Çmimin Nobel për Paqe

Kryeministri i Maqedonisë dhe i Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Cipras pa arritjes së Marrëveshjes së Prespës do të propozohen për Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2019.

Marketing

Nominimin e Zaevit dhe Ciprasit do ta shpall nesër në Shkup fituesja e çmimit Nobel për Paqe në vitin 2015, Ouided Bouchamaoui. Ceremonia e të nominuarve do të mbahet në Universitetin FON.

Marrëveshjen e Prespës, në të cilën nënshkruesit dhe ndërmjetësuesit investuan energji të madhe, e shoh si një proces tepër të rëndësishëm që meriton të nominohet për Çmimin Nobel të Paqes. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres ditëve të fundit e ripërsëriti se kjo Marrëveshje duhet të shihet si një shembull për zgjidhjen e problemeve në botë”- tha Bouchamaoui.

Marketing