Zaev dhe Cipras shpërblehen me “Evald Fon Klajst” për kontributin ndaj paqes botërore (VIDEO)

Kryeministrat e Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, mbrëmë në Munih e fituan çmimin “Evald Fon Klajst”.

Marketing

Nikoqir i ceremonisë ishte kryeministri i shtetit federal bavarian, Florijan Herman.

“Evald fon Klajst” është çmim që ndahet për kontribut ndaj paqes dhe sigurisë botërore”.

“Ky është nder i madh për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë”, shënoi kryeministri Zaev në profilin e tij në Facebook.

Zaev dhe Cipras ishin përshëndetur me duartrokitje derisa e pranuan çmimin për kontributin e tyre në paqen ndërkombëtare dhe zgjidhjen e qetë të kontesteve përmes Marrëveshjes së Prespës.

Sipas kryeministrit, Evropa dhe Ballkani sot bëhen një – Ballkan si vend i ri i shpresës, si vend për dialog dhe bashkësi, si vend për stabilitet dhe bashkëpunim.

“Nuk ka më ndarje të djathta dhe të majta në Evropë. Kjo është kohë për bashkim dhe përfshirje të forcave progresive, të cilat janë majtë-djathtë, liberale dhe të tjera, me qëllim që të ngrihen mbi forcat retrondërtuese dhe nacionalizmit. Kjo është kohë e zgjedhjes – përpara ose prapa”, theksoi Zaev , duke theksuar se çmimin e ndan me mikun e tij të nderuar, kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov dhe me të gjithë liderët tjerë të vendeve ballkanike.

Ai dhe Cipras paraprakisht morën pjesë edhe në panel diskutimin “Bisedë me fituesit e çmimit “Evald Fon Klajst”, përkushtuar të ardhmes së Ballkanit Perëndimor. Siç informon pres shërbimi qeveritar , kryeministri Zaev theksoi se në panel flitet për rajonin i cili ndërtohet i cili bëhet çdoherë e më evropian dhe i cili dërgon porosi pozitive edhe për të tjerët.

Marketing