Zaev dhe Mickoski janë takuar për PSP-në

Në vend të grupeve punuese partiake të cilat u paralajmërua se do të takohen sot, mbrëmë janë takuar liderët e dy partive më të mëdha, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski, port ë shoqëruar nga ministrja e drejtësisë Renata Deskoska dhe avokati Toni Menkinovski, përfaqësues i VMRO-DPMNE-së, raporton Shenja.

Marketing

Burimet partiake të cilat njoftojnë për këtë takim thonë se liderët dhe shoqëruesit e tyre kanë shqyrtuar propozimin e fundit të tekstit për ligjin e prokurorisë me të cilin duhet të zgjidhet edhe fati i Prokurorisë Speciale Publike. Në takim është bërë përparim i vogël, ndërsa së shpejti pritet të zhvillohet edhe një takim për të shqyrtuar dallimet e ngelura. Nga Ministria e Drejtësisë kanë konfirmuar sot se mbrëmë është mbajtur ky takim, por nuk japin hollësi për pjesmarrësit nga të dyja palët.

Ministria e Drejtësisë
“Duke patur parasyshë se dallimet mbeten, të dyja palët u pajtuan që konsultimet për ligjin të vazhdojnë. Edhe një herë potencojmë se të gjitha partitë politike duhet ti japin prioritet perspektivës evropiane të shtetit tonë, duke marë parasyshë rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe bashkësisë ndërkombëtare, të cilat kanë të bëjnë me sindimin e ligjit dhe shtetit ligjor dhe të cilat janë kyçe për fillimin e bisedimeve me BE-në”

Nga kabineti i Deskoskës nuk kanë dhënë hollësi se cilat janë amendamentet dhe pikat të cilat i kanë pranuar nga pakoja e 65 amendamenteve të cilat i dorrëzoi VMRO-DPMNE. Vetë kryeministri Zoran Zaev dje tha se janë pranuar amendamentet që kanë të bëjnë me transparencën dhe etikën e punës së prokurorëve, por mbeten dallimet për statusin e PSP-së, përdorimin e argumenteve dhe fatin e lëndëve të procesuara. Për sa u takon dëshmive nga bisedat e përgjuara, pushteti propozon që për rastet e hapura pas mandatit 18 mujor, bombat të përdoren vetëm si indicje, por jo edhe si argumente, ndërsa VMRO-DPMNE kërkon që këto raste të ndërpriten krejtësisht dhe aspak të mos procesohen. Partitë mbeten të ndara edhe për statusin e PSP-së, pasi ata në pushtet kërkojnë që Prokuroria Speciale të jetë e pavarur dhe me buxhet vetanak, ndërsa opozita propozon që PSP të jetë një repart në kuadër të prokurorisë për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Marketing