Lideri i LSDM-së Zoran Zaev thotë se rasti Reket në tërësi është ryshfet i organizuar nga lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare për shkak të financimit ilegal të fushatës politike të partisë me para nga biznesmeni Orce Kamçev.

“Financimi ilegal i fushatës, marrja e parave nga Orce Kamçev që të mund ta organizojnë gjithë këtë ryshfet në pjesën e Reket për shkak të pikëve tuaja politike “për shkak të parave dhe asgjë tjetër nuk ju intereson”, tha Zaev në TV duelin me Mickoskin në TV24.

Në lidhje me deklaratën e të dënuarit në rastin Reket pas shpalljes së gjykimit për Bojan Jovanovskin për atë se ku janë paratë, Zaev tha se në procese gjyqësore dorëzohen të gjtiha dëshmitë nëse ekzistojnë ose jo. Orce Kamçev, shtoi, është në korrelacion shumë të shpeshtë me Mickoskin dhe është financuesi më i madh i VMRO-DPMNE-së, dhe fushatat e asaj partie, përveç Gruevskit, i cili është thotë, ndoshta financuesi më i madh i partisë. Në lidhje me porositë të cilat Jovanovski i dërgon për ndonjë ndihmë, thotë Zaev, ai ka mundur të kërcënohet sa të dëshirojë, por pa sukses, sepse ai personalisht e ka paraqitur veprën te prokurori publik shtetëror dhe te prokurorja Villma Ruskovska.

“Ajo skemë organizuese e cila është bërë në të gjithë atë periudhë që të bëhet ryshfet sot përgjigjen ata njerëz, dhe atë – pronar i një mediumi i cili ka qenë proqeveritar përgjigjet, prokurori publik special përgjigjet. Ligji vlen njëjtë për të gjithë kohërat u ndryshuan…Për dallim nga dikush i cili atë e ka motivuar dhe e ka organizuar unë e kam paraqitur rastin edhe te prokurori publik dhe te Ruskoska”, tha Zaev duke potencuar se Mickoski qëndron pas asaj, ndërsa vetëm për para, që ta mbrojë Perandorinë dhe të shkatërrohet PSP, ndërsa lëndët të mos procesohen.

Mickoski ka replikuar se askush nuk e ka thirrur Zaevin që ta hulumtojë atë që e pohoi Jovanovski për atë se ku kanë përfunduar paratë dhe pyeti se ku është dokumenti se rasti është denoncuar në gjykatë ose prokurori. I hodhi poshtë akuzat se partia e ka shkelur Kodin Zgjedhor në lidhje me financimin e partisë.

“Revizori shtetëror e shqyrtoi punën financiare edhe për fushatën e Gordana Siljanovska Davkova edhe për financimin e rregullt të partisë dhe në bazë të asaj ka konstatuar se rezultati është pozitiv, përkatësisht për një shkallë më i mirë se vitet paraprake”, tha Mickoski.