Zaev dhe Micotaqis javën e ardhshme takohen në Selanik

Kryeministrat e Greqisë dhe të Maqedonisë së Veriut, Kirjakos Micotakis dhe Zoran Zaev, do të kenë takim bilateral në margjinat e „Thessaloniki Summit 2019”, që të enjten dhe të premten e ardhshme më 14 dhe 15 nëntor të vitit 2019 do të mbahet në Selanik, informon korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina.

Marketing

Takimin zyrtarisht e kumtuan nga kabineti i kryeministrit grek, ndërsa përveç Zaevit, pjesëmarrjen në Samit, Micotakisi do ta shfrytëzojë për takim edhe me kolegun e tij bullgar Bojko Borisov.

Ky do të jetë takimi i dytë i kryeministrit të RMV-së dhe të Greqisë, pasi të parin e mbajtën në shtator në Nju-Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.