Zaev, Dimitrov dhe Osmani më Paris, takohen me Makronin

Kryeministri Zoran Zaev sot do të realizojë vizitë zyrtare në Paris të Francës, ku do të takohet me presidentin Emanuel Makron.

Marketing

Ai do të shoqërohet nga zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Vizita vjen në vazhdën e shënimit të 28-vjetorit të vënies së marrëdhënieve diplomatike mes Shkupit dhe Parisit./