ZAEV: Dimitrov që sot do të kërkoj takim me Ivanovin

Kryeministri Zoran Zaev në një vjetorin e Qeverisë nuk ka dhënë ndonjë koment për ndonjë parashtesë të emrit duke shtuar se “jemi në finalen e zgjidhjes së mundshme të emrit”.

Marketing

Ai është përgjigjur edhe në pyetjen e reagimit të Ivanovit i cili tha se nuk është i informuar për atë se çka ndodhë rreth emrit.

“Për gjitha detajet se ku kemi arritur Ivanov është i informuar në takimin e liderëve. Për takimet e reja në Nju Jork dhe Bruksel, ministri që sot do të kërkojë takim me Ivanovin që ta informojë se ku kanë arritur me bisedimet me ministrin e jashtëm grek. Kjo është risia e procesit negociues, ndërsa qytetarët e dinë se pason bisedë mes meje dhe kryeministrit Cipras dhe menjëherë pas kësaj do i informojë insticionet adekuate, liderët dhe presidentin Ivanov”, ka thënë Zaev.