ZAEV: Ditë historike. Sot u ulëm krah për krah me aleatët tanë

Kjo është një ditë e madhe, ditë historike për të gjithë qytetarët tanë. Sot, aleanca më e madhe e sigurisë në botë, NATO, na tha mirë se vini. Sot u ulëm krah për krah me aleatët tanë, në të njëjtën tryezë, në të njëjtën Aleancë.

Marketing

Këtë në profilin e tij në Fejsbuk e shkroi kryeministri Zoran Zaev pas nënshkrimit në Bruksel të Protokollit për pranimin e Maqedonisë në NATO.

“Jemi të lumtur, dhe duhet që të jemi të lumtur, sepse siguruam stabilitet afatgjatë për vendin tonë. Siguruam siguri dhe paqe. Progresi dhe zhvillimi tani janë të pandalshëm. Brezat tanë dhe fëmijët e brezave tanë do të jetojnë më mirë, në vendin edhe në rajonin që rrezatojnë shpresë. Urime, duhet të jemi krenarë”, shkroi kryeministri Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Marketing