Zaev do kërkojë shpjegime nga Bejli për letrën

Kryeministri Zoran Zaev është pyetur sot gjatë seancës së pyetjeve të deputetëve në lidhje me letrën e ambasadorit amerikan në Shkup, Jess Baily, i cili ka kërkuar nga gjykatësit në Maqedoni që të mos keqpërdorin emrin e tij dhe të Amerikës në spekulimet për ndikim politik në vendimet gjyqësore. Zaev ka thënë sot në Kuvend se do të kërkojë personalisht shpjegime nga ambasadori Baily, ndërsa ka shpjeguar se ambasadori aktualisht nuk ndodhet në Maqedoni.

Marketing

“Siç kuptova unë, letra është me qëllim që të dërgohet porosi që mos të përmendet ambasada gjatë sjelljes së vendimeve. Gjatë kohës së Marrëveshjes së Përzhinos flitej se ambasada amerikane atë e imponoi, se BE-ja e imponoi, kurse të gjithë ne e dinim se ne i sjellim vendimet.

Unë e kuptoj porosinë, askush nuk guxon që të aludojë se ka pasur indikacione nga ndonjë ambasadë. Meqë ajo është vënë në dukje nga një mik strategjik i Maqedonisë, është shenjë e mjaftueshme të marrim veprime dhe analiza të shohim cili është shkaku që ka arritur deri te ajo letër”, deklaroi Zaev.

Marketing