Zaev do ndryshoj 25 drejtorë

Kryeministri Zoran Zaev me “fshesën” e paralajmëruar e cila po përgatitet për mesin e muajit qershor do të ndryshoj rreth 25 drejtorë të ndërmarrjeve publike, shoqërive aksionare, agjencione, fond dhe inspektorate.
Pëkundër kësaj numri i ministrave që duhen ndërruar duhet të jetë nga 4 ose 6 udhëheqësi të resoreve qeveritare.

Marketing

Theksi është vënë në resoret ekonomike, por kërkohen edhe zgjidhje kadrovike për Ministrinë e kulturës dhe atë të bujqësisë, si dhe të sapoformuarën për sistem politik dhe marëdhënie mes bashkësive.

Deri tani emrat e atyre që do të shkarkohen dhe atyre që do vijnë në vendet e tyre janë ende të panjohur por, Zaev tashmë ka deklaruar se ai veçmë e di se cilët njerëz do ti vendos në pozicionet të cilat do përballen me ndryshime.

Marketing