Zaev: Do ta kalojmë sfidën, buxheti jonë është stabil

Kreu i Lidhjes Social Demokrate nëpërmes një lidhje të drejtëpërdrejtë ka folur në emisionin Click Plus në Tv21.

Marketing

Ai ka thënë se masat primare që i ka marrë shteti i ka drejtuar në drejt sektorëve më të prekur për momentin, duke përmendur atë të hoteljerisë, turizmit dhe transportit.

“Qytetarët duhet ta dijnë se Qeveria është e vetëdijshme se çfarë po ndodhë – qëllimi jonë është që të mos ketë punonjës të përjashtuar nga puna. Me atë sjellje të përgjegjshme do t’i kalojmë këto muaj. Besoj që do të gjejmë mënyrën për të kaluar sfidën. E para, buxheti duhet të jetë stabil. Buxheti jonë është likuid. Kemi pasur rritje të BDP-së për 3.6% vitin e kaluar. Them që jemi të gatshëm të zgjedhim problemet ekonomike”, tha Zaev.

Marketing