Zaev: Do ta ndalojmë më në fund migrimin e të rinjve në Maqedoni

Në tubimin e sotshëm në Shkup të koalicionit “Bashkë për Maqedoni evropiane” pas Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, masës ju drejtua edhe Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Marketing

Ai në fillim të fjalimit falënderoi qytetarët që erdhën në ditë të diell dhe të dërgojnë një mesazh serioz, ndërsa mesazhi sipas Zaevit është duam të ardhme, duam Maqedoni evropiane.

“Të gjithë e ndjejmë përgjegjësinë në kohën ku jetojmë, kjo përgjegjësi e gjeneratës sonë, kjo përgjegjësi e jona, dhe nga ne varet e ardhmja e Maqedonisë, nga ne varet ardhmëria e fëmijëve tanë”, tha Zaev duke shtuar se vetëm populli në Maqedoni mund të sjell këtë vendim.

Ai ceku se gjatë 27 viteve është premtuar që Maqedonia të jetë pjesë e BE-së, dhe 30 shtatori është mundësi ku Maqedonia nis rrugën drejt BE-së.

“A mund të paramendoni se si do të jetë dinamika në shtet, sa do të jetë rritja, sa investime të huaja në Maqedoni? A mundeni të paramendoni do se sa do të ulet papunësia në Maqedoni? A mundeni të paramendoni se sa shpejt do të kthehet lumturia në shtet? A mundeni të paramendoni se do ta ndalojmë më në fund migrimin e të rinjve në Maqedoni”, tha Zaev duke shtuar se patriotizëm është të sigurohet e ardhmja e Maqedonisë, ndërsa BE dhe NATO janë rruga e vetme ku duhet të lëvizë Maqedonia, dhe se Maqedonia nuk ka tjetër alternativë.

Marketing