Kryeministri Zoran Zaev ka komentuar protestën e opozitës.

“Do t’i dëgjoj me kujdes mesazhet e protestës. Çdo kundërshtim është i rëndësishëm. Në një shtet normal demokratik dhe të lirë, opozita është ajo që kritikon, por gjithashtu bën sugjerime se si të përmirësohen gjërat në vend”, deklaroi Zaev.

Zërave se negociatat për emrin kanë ngecur, kryeministri Zoran Zaev iu kundërpërgjigj me optimizëm se problemi shumë-vjeçar do të zgjidhet. Ai tha se me homologun grek, Aleksis Cipras do të bisedojë në telefon sapo të precizohen të gjitha detajet teknike të marrëveshjes.

Ka disa punë teknike që duhet të zgjidhen. E dini se që nga fillimi jam pozitiv dhe optimist. Nuk do të doja të jepja detaje. Besoj se do ta gjejmë zgjidhjen. Sapo të tejkalohen këto mundësi teknike menjëherë do të ndodhë edhe biseda telefonike dhe besoj se në afat sa më të shkurtër të mundshëm do të mund të publikojmë gjithë atë që është dakorduar dhe se si do të proceduohet më tej në vetë procedurat. Qëllimi ynë kryesor është gjithsesi të arrijmë në kohë, para Këshillit Evropian, sepse e dini që atëherë vendoset për marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në. Ashtuqë ditët në vijim jemi maksimalisht të fokusuar dhe të përkushtuar. Bëher fjalë për marrëveshje, nene të marrëveshjes, detaje të rëndësishme sepse tani është koha që ato të precizohen – deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Zaev theksoi se është e rëndësishme që opozitat dhe qytetarët e të dy vendeve ta pranojnë marrëveshjen eventuale, e cila planifikohet të nënshkruhet në Prespë.