Zaev: Do të gjejmë zgjidhje me Bullgarinë, edhe për Goce Delçevin!

Kryeministri Zoran Zaev ështi i bindur se do të gjendet zgjidhje për çështjet e hapura me Bullgarinë dhe se të dyja palët do të dalin fituese. Kreu i ekzekutivit ka reaguar kështu pas komenteve të zëvendëskryeministrit bullgar Krasimir Karakaçanov, i cili tha se Bullgaria do ta bllokojë konferencën e parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Marketing

“Treguam se kemi kapacitet për të zgjidhur çështjet. Zgjodhëm tre kapituj, pesë figura historike prapa, figura e gjashtë historike, Goce Dellçevi. A është Zaevi apo Borisovi, a është dikush më tej, nëse vetëm njëra palë fiton, nuk ka të ardhme. Zgjidhjet i gjetëm për çështjet e mëdha. Kemi arkiva, do të ulemi dhe do t’i nxjerrim në mënyrë transparente dhe publike”,deklaroi Zaev, gjatë një debati televiziv.

I pyetur nëse mund të pranohet se Goce Dellçevi ka qenë bullgar me qëllim për të hyrë në BE, Zaev tha se nuk duhet të lejojnë të ketë bllokada.

Marketing