Zaev do të shkarkojë 200 funksionarë

Kryeministri Zaev në një intervistë të fundit ka sqaruar pozitën e ministrit që financave që e ka marrë si dhe ndryshimet që pritet t’i bëj nëpër pozita të ndryshme.

Marketing

‘Nderë dhe përgjegjësi për mua është të marr pozitën e ministrit të financave me qëllim të fokusohemi tek financat, pres rritje të pagës measatare dhe shpresoj që të rriten pensionet nga 1 janari i vitit të ardhëshëm, 2018 e shpallëm vit të ekonomisë derisa 2017 ishte i integrimit, kemi përmbyllur proceset dhe presim që në vitin 2020 qytetarët të ndiejnë gjithë të mirat e ekonomisë’, kështu është shprehur kryeministri Zaev.

Bëhet fjalë për ministri që ka bërë të gjitha reformat e nevojshme dhe shpreh mirënjohje për ministrin pasiqë ka rritur edhe pagën minimale por edhe ka hequr taksën radiodifuzive.

“Në fillim të korrikut do përfundojmë gjithë procesin e ndryshimeve kadrovike e bashkë me partinë ndryshimet do të përfshijnë diku 200 persona”, ka sqaruar kështu Zaev.

Marketing