Zaev dorëhiqet nga Këshilli për reforma gjyqësore

Kryeministri Zoran Zaev, mbrëmë nga Kumanova, në kuadër të fushatës presidenciale për mbështetjen e Stevo Pendarovskit, tha se ai nuk është më kryetar i Këshillit për reforma gjyqësore.

Marketing

Kjo përgjigje erdhi pas një sugjerimi nga një vizitor i cili tha se një kryeministër nuk duhet të udhëheq një komision të tillë.

“Dhashë dorëheqje nga Këshilli për reforma gjyqësore, nuk jam më kryetar. M’u desh të isha në fillim që ai të fillojë të lëvizë ndërsa tani në krye të këtij Këshilli është ministrja e drejtësisë Renata Trenevska Deskoska”, deklaroi Zaev.

Marketing