Zaev dorëzoi në Kuvend propozimin për Qeverinë e re

Mandatari për kryeministër, Zoran Zaev dorëzoi në Kuvend propozimin për Qeverinë e re për mandate 4 vjeçar, e cila siç theksoi është e vendosur të luftojë pa kompromis krimin dhe korrupsionin, të bëjë pastrim të thellë në gjyqësor, të përmirësojë marrëdhëniet fqinjësore duke i realizuar marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë si dhe të forcojë edhe më shumë marrëdhëniet mes qytetarëve. Zaev poashtu tha se shkaku i pandemisë, COVID 19 ekzekutivi do të punojë edhe për përmirësimin e kushteve në shëndetin publik.

Marketing

Paralajmëroi përmirësim të ekonomisë e arsimit, duke theksuar se Qeveria e re do të fokusohet në punën në shtëpi, duke qenë njëkohësisht sa më të përgatitur për anëtarësim në BE dhe për të qenë anëtare e denjë e NATO-s.

Pos listës tashmë të njohur të ministrave, për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës propozohet Jeton Shaqiri, propozim ky i BDI-së.

Zaev ftoi deputetët që të njoftohen me kuadrot e Qeverisë së re, sipas tij, të përshtatshme dhe me programin e ekzekutivit të ardhshëm dhe ditëve të ardhshme ta votojnë të njëjtën.

Sipas akteve ligjore, votimi i Qeverisë së re në Kuvend mund të caktohet më së voni në afat prej 15 ditësh nga dita e dorëzimit të propozimit nga mandatari për kryeministër. Ndërkaq seanca për votimin e Qeverisë mund të zgjasë maksimumi dy ditë.

Marketing