Zaev: Drama me pagat në PSP, e panevojshme

Kryeministri Zoran Zaev i konsideron si të arsyeshme pagesat e prokurorëve të ish Prokurorisë Speciale për shkak të punës së tyre të rrezikshme. Në pyetjet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së se përse vazhdon ta mbrojë specialen edhe pas zhvillimeve me ish kryeprokuroren, Zaev tha se secili duhet të përgjigjet për veprimet individuale.Pagesa e 1 mijë ose 1 mijë e 500 eurove nuk duhet të jetë aq dramatike. Kryeministri merr 84 mijë denarë, deputetët marrin nga 100 mijë bashkë me harxhimet e rrugës. Kur i llogarisni ato janë 18 mijë euro në vit dhe në katër vjet janë 75 mijë euro. Nga këtu do të bëni dramë se kjo nuk vlen? Aty ka të punuar profesionistë, ka dhjetë prokurorë specialë që i vendosën kokat në rrezik. Deri sot nuk ka vendime sepse gjyqësori i robëruar “sfarovski” ka mbetur siç ka qenë- deklaroi Zoran Zaev.

Marketing
Marketing