“Mundemi të krahasohemi dhe të garojmë në ekonomi dhe reforma, por për NATO dhe BE duhet të qëndrojmë bashkë deri në fund, sepse nuk ka NATO dhe BE pa zgjidhjen e problemit”, thotë Zoran Zaev duke kritikuar opozitën se kanë pasur 11 vite pushtet për të na anëtarësuar në këto organizata.

Ai tha se në 27 vitet e kaluara populli ka merituar perspektivë dhe i takon popullit tani të vendosi për emrin me referendum.