Zaev: E ardhmja e lëndëve është linja e kuqe që nuk guxon të kalohet

Kryeministri Zoran Zaev sonte në një intervistë për televizionin “Sitell” edhe një herë e përsëriti se lëndët e PSP-së duhet të kenë të ardhme dhe ajo, siç tha është linja e kuqe që nuk guxon të kalohet në negociatat me opozitën.
Për pushtetin, potencoi Zaev është i pranueshëm propozimi prokurorinë e re ta udhëheqë një prokuror i propozuar nga opozita që më pas do ta zgjedh shumica parlamentare ndërsa do ta verifikojë Këshilli i Prokurorëve Publikë.

Marketing

“Ai duhet të jetë një njeri me peshë dhe i qëndrueshëm. Propozimi Nikolla Gruevski, Vlladimir Pançevski, Jovan Ilievski apo Marko Zvërlevski gjithsesi se nuk do të kalojë. E ardhmja e lëndëve është arsyeja. Unë dhe pushteti po luftojmë të garantohet e ardhmja e tyre prej transferit, pas përmbylljes së PSP-së këto lëndë duhet të kenë të ardhme, ndërsa Mickoski dhe ekipi i tij kërkojnë që lëndët të amnistohen, të asgjësohen. E ardhmja e lëndëve është linja e kuqe që nuk guxon të kalohet”, nënvizoi Zaev.

Lidhur me rastin “Reket” theksoi se nuk duhet frikësuar askush. Për secilin që do të dëshmojë hetimi se është i involvuar, duhet të përgjigjet.

“Qytetarët i presin përgjigjet, gjurmët e parave dhe kush është i involvuar. Nuk kemi se pse të frikësohemi prej rastit “Reket”. Hetimi do të dëshmojë se kush është i involvuar. Gjithsecili që është i involvuar duhet të përgjigjet”, decid kryeministri.

Për kërkesën e opozitës që të mbahen zgjedhje të parakohshme, Zaev e përsëriti se vendit duhet t’i jepet shans t’i respektojë përfitimet prej asaj që e bën pushteti deri më tani.

“Mjaft ishin zgjedhje të parakohshme. I sollëm vendimet më të guximshme, i zgjodhëm problemet me fqinjët, e presim anëtarësimin në BE dhe NATO, t’i presim efektet dhe përfitimet prej këtyre proceseve”, theksoi kryeministri Zoran Zaev.