Kryeministri Zoran Zaev në një interevistë ekskluzive për Almakos ka premtuar se do të ndiqen penalisht të gjithë funksionarët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), për të cilët ka dëshmi për përfshirjen e tyre në aktivitete kriminale nga koha e qeverisjes së Nikolla Gruevskit.

Kryeministri Zaev ka theksuar se funksionarët e BDI nuk do të amnistohen për keqpërdorimet eventuale, edhe sikur BDI të kërcënon se do të tërhiqet nga qeveria.

Nëse BDI braktisë qeverinë, ai thotë se ekzistojnë opsione tjera rezerve, siç është formimi i koalicionit të ri apo edhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për të jetësuar shtetin ligjor.

Sipas tij, ligji për gjuhën shqipe është premtim i tij ndaj votuesve shqiptar, i cili do të përmbushet brenda disa muajsh, përkundër kudërshitimit të presidentit Ivanov.

Lidhur me proceset e montuara politike kundërs shqiptarëve, Zaev ka thënë se të gjithë qytetarët që dyshojnë se kanë qenë viktima të ish regjimit, do të kenë mundësi institucionale të deshmojnë pafajsësinë e tyre para gjykatave.

Zaev ka folur edhe për marrëveshjen e emrit me Greqinë duke zbuluar se pyetja e referendumit do të jetë e lidhur me hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe BE si dhe me ndryshimin e emrit.

Temë diskutimi në intervistën me kryeministrin Zaev ka qenë edhe demontimi i shtetit të kapur, reforma në drejtësi dhe çështjet e ekonomisë.

Artikulli paraprakDeputeti i Merkelit: Nuk përjashtohet rreziku për destabilizim në Maqedoni para referendumit
Artikulli tjetërKjo është Audi A9, të gjithë janë të mahnitur me konceptin e saj