Zaev: Evropeizimi i shoqërisë dhe anëtarësimi në BE nuk kanë alternativë, pa marrë parasysh zhgënjimit

“Nuk bëhet fjalë thjesht vetëm për anëtarësimin në BE, për ne qëllim kyç është evropeizimi i vendit tonë. Treguam përkushtim të vërtetë në këtë proces edhe krahas faktit që prej vitit 2005 jemi vend kandidat dhe 16,5 vite presim që të ndodh hapi i ardhshëm. Është e qartë që deri në anëtarësim do të kalojnë edhe ndoshta 5,7 ose 10 vite më shumë, por BE-ja duhet patjetër të përmbush premtimet e saja, që të na mundësojë të bëjmë hapin e ardhshëm”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në emisionit “Konflikt zoun” të “Dojçe Vele” në gjuhën angleze dhe theksoi se fatkeqësisht BE-ja nuk e mbajti premtimin para qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe tani zhgënjimi është me të vërtetë i madh.

Marketing

Kryetari i Qeverisë Zaev theksoi se evropeizimi dhe anëtarësimi në BE nuk kanë alternativë, para së gjithash për shkak të vlerave të Unionit që do të thotë ardhmëri më e mirë me prosperitet, por shtoi se vendet nga Ballkani Perëndimor që janë si lloj ishulli i lënë në BE dhe në këtë mënyrë i lihen mundësisë që të përballen me ndikime të tjera.

Lidhur me rrugën tonë evropiane me Shqipërinë, Kryeministri Zaev theksoi se bëhet fjalë për bashkim për arsye praktike, gjatë së cilës theksoi se çdo vend duhet të vlerësohet në mënyrë të pavarur, edhe pse në situatë të ngjashme u gjendëm para disa viteve, por në drejtim të kundërt, kur rruga e Tiranës ishte e bllokuar.

Kryeministri Zaev theksoi se kjo Qeveri përmes Marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjes për miqësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë arriti në një mënyrë evropiane të zgjidh çështje dekadash.

Në drejtim të evropeizmit të vendit tonë, Kryetari i Qeverisë Zaev theksoi se Maqedonia e Veriut është shembull pozitiv në rajon si demokraci funksionale multietnike dhe multikonfesionale.

Në raport me pengesat me Bullgarinë në rrugën tonë evropiane, Kryeministri Zaev u shpreh optimist se pas formimit të Qeverisë politike në Sofje hapet mundësia për tejkalimin e këtyre çështjeve dhe shtoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut po mban kursin e përkushtimit dhe miqësisë.