Zaev: Fëmijët e funksionarëve duhet të punësohen, mos të trajtohen si qytetarë të rendit të dytë

Fëmijët e funksionarëve duhet të kenë mundësi të barabarta gjatë punësimit, dhe jo të trajtohen si qytetarë të rendit të dytë, këtë e ka thënë kryeministri Zoran Zaev në intervistë të përbashkët me ministrat Damjan Mançevski, Mila Carovska, dhe Venko Filipçe “Otvoreno Studio”.

Marketing

“Edhe atyre duhe të u mundësohet barabarësi që të konkurojnë dhe të punësohen, mirëpo përzgjedhja dhe procedura duhet të jenë plotësisht transparente, publiku duhet të mësojë se i plotësojnë kushtet për vende të caktuara pune. Nuk guxon, që të trajtohen si qytetarë të rendit të dytë, ka thënë ai duke u përgjigjur në një pyetje për aferat për nepotizëm.

Marketing